Partizani “përplaset” me klubin e Superiores

Futboll

Partizani “përplaset” me klubin e Superiores

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:46
Vora - Partizani

Partizani nuk ia doli që të arrinte objektivin “Final Four” në këtë sezon të Superiores, duke mbetur në vendin e pestë. Në krahun tjetër, Vora gëzoi duke siguruar mbijetesën.

Duke qenë se janë në ditë “pushimi”, këto dy ekipe kanë organizuar një ndeshje miqësore.

Vora dhe Partizani do të përballen të premten e 22 majit në një duel miqësor, në stadiumin e Vorës.

Sfida do të startojë në orën 17:00, ndërsa dy skuadrat do të luajnë për të qëndruar në formë.

Është vetë klubi vorak që ka njoftuar këtë miqësore përballë “Demave të Kuq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat