Në Madrid do të vijë i “preferuari” i “The Special One”

Futboll

Në Madrid do të vijë i “preferuari” i “The Special One”

Më: 19 maj 2026 Në ora: 20:30
Mourinho e Carvajal

Ditën e djeshme, Dani Carvajal zyrtarizoi largimin nga Real Madrid pas plot 13 sezonesh, ku së fundmi mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Edhe pse nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën, Jose Mourinho ka piektuar që tani zëvendësuesin e Carvajal.

“Defensa Central” zbulon se Mourinho ka kërkuar transferimin e Diogo Dalot, me të cilin ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë që nga koha kur drejtoi Man. United.

Portugezi është nën kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg llogaritet te 30 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Ardhja e Dalot do të krijonjte një konkurrencë tejet të fortë për mbrojtësin e vetëm të krahut të djathtë që ka aktualisht Real Madrid, që është Alexander Arnold. Anglezi nuk është se ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te “Los Blancos”, ku ka qenë i pafat edhe nga dëmtimet.

Duke mos pasur besim të plotë tek Arnold, Mourinho ka kërkuar transferimin e Diogo Dalot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat