Operohet Fermin Lopez, humb Kupën e Botës

Futboll

Operohet Fermin Lopez, humb Kupën e Botës

Më: 20 maj 2026 Në ora: 11:27
Fermin Lopez

Futbollisti i Barcelonës, Fermin Lopez, i është nënshtruar një operacioni, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Betisit.

Spanjolli pas këtij operimi ka humbur edhe Kupën e Botës, e cila nis me 11 qershor.

Barcelona ka konfirmuar se Lopez iu nënshtrua me sukses një operacioni të frakturës së pestë metatarsale në këmbën e djathtë.

Sipas mediave spanjolle, Fermin do të jetë jashtë fushave për së paku dy muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat