Pas shortit që përcaktoi katër çiftet për të plotësuar vendet në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë, sot u mësuan edhe stadiumet ku do të luhen këto ndeshje.
Tre ndeshje janë planifikuar për 30 maj. Në Kratovë do të përballen Kamenica Sasa dhe Euromilk GL,
Stadiumi i Qytetit në Koçan do të presë duelin Kozuv Gevgelija – Borec Veles, ndërsa në Shtip, Pobeda Valandovo dhe Kamjani nga fshati Kamjan do të garojnë për një vend në Ligën e dytë.
Ndeshja e fundit e playoff-it për të plotësuar Ligën e dytë për sezonin 2026/2027 do të luhet më 31 maj në stadiumin Gjorce Petrov, ku do të takohen Teteks i dhe Vlaznimi nga Struga.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:30/