Vllaznia dhe Apolonia duelojnë për titullin

Futboll

Vllaznia dhe Apolonia duelojnë për titullin

Më: 23 maj 2026 Në ora: 19:50
Vllaznia

Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit kombëtar të futbollit për vajza për edicionin 2025/2026. Vllaznia dhe Apolonia do të përballen më 29 maj në sfidën që do të vendosë skuadrën kampione të Shqipërisë.

Ditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të fazës “Final 4”, ku Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Gramshit në stadiumin “Reshit Rusi”.

Shkodranet siguruan në mënyrë bindëse kualifikimin për në finalen e madhe.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia dhe Teuta barazuan 0-0.

Duke qenë se edhe ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, sipas rregullores në fuqi, kualifikimi i takon skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit, me Apoloninë që siguron kështu biletën për në finale.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 29 maj, ndërsa Departamenti i Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vijim stadiumin ku do të luhet kjo përballje vendimtare për titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat