Takim i rëndësishëm te Milani, mungon Furlani

Futboll

Takim i rëndësishëm te Milani, mungon Furlani

Më: 24 maj 2026 Në ora: 17:31
Zlatan Ibrahimoviq

Pronari i klubit të Milanit dhe kreu i fondit “RedBird”, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Milano për të diskutuar strukturën e re organizative të klubit.

Ky takim u mbajt në prag të ndeshjes vendimtare të kampionatit kundër Cagliari-t në “San Siro”, ku kuqezinjtë luajnë fatet e kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në këtë drekë pune, krahas Cardinale-t, ishin të pranishëm këshilltari i lartë i klubit Zlatan Ibrahimoviq, administratori Massimo Calvelli dhe drejtuesja e departamentit të markës, Francesca Montini. Në bisedime u bashkua më vonë edhe drejtori teknik Geoffrey Moncada, ndërsa ra në sy mungesa e administratorit të deleguar aktual, Giorgio Furlani.

Gjatë ditëve në vijim, numri një i klubit pritet të marrë vendime të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt hierarkinë drejtuese. Pika kryesore e rendit të ditës lidhet me të ardhmen e Giorgio Furlanit dhe emrin e mundshëm që mund të zërë vendin e tij në rolit e administratorit të deleguar.

Përveç kësaj, Cardinale duhet të marrë një vendim edhe për të ardhmen e drejtorit sportiv Igli Tare si dhe trajnerit Massimiliano Allegri, të cilët janë përfolur si pjesë e projektit të ri kuqezi.

Ndërkohë, ashtu siç bëri në transfertën e fundit në Genova, presidenti i “RedBird” do të jetë i pranishëm në tribunën e stadiumit për të mbështetur skuadrën përpara më shumë se 70 mijë tifozëve në këtë sfidë të fundit të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat