Gjilani fiton derbin me të madh të Anamoravës

Futboll

Gjilani fiton derbin me të madh të Anamoravës

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 17:49
Pamje nga ndeshja

Gjilani ka arritur tre pikë domethënëse dhe ka siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

Gjilani  e mposhti rivalin më të madh të Anamoravës, kampionin Dritën e Gjilanit, me rezultat 2:0 në takimin e javës së 35-të.

Futbollisti Besart Morina shënoi në minutën e 3-të e Rrahmani në minutën e 67-të.

Një fitore e madhe për Gjilanin në derbin më të madh të Anamoravës. Drita është në krye me 66 pikë dhe Gjilani në pozitën e 6-të me 48 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat