Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Ferizajt

Futboll

Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Ferizajt

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 17:57
Igball Jashari

Drenica e Skenderajt doli fituese në frymën e fundit, me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Drenicën shënuan Uka (19'e 89’), Jashari (60') dhe për Ferizajn Gërbovci (52') e Gueye (55’).

Ferizaj është në vend të parafundit (i nënti) me 36 pikë), ndërsa Drenica në të shtatin me 47 sosh.

Ferizaj ka humbur statusin e elitës së futbollit të Kosovës, ndërsa Drenica po lufton të ikë nga barazhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat