Florentino Perez nuk bëhet dot menjëherë president i Realit, nuk ndodhte prej 20 vitesh në klubin spanjoll!
Real Madrid do të ketë zgjedhje të mirëfillta elektorale për presidentin e klubit për herë të parë pas 20 vitesh. Kjo është zyrtarizuar tashmë me pranimin e kandidaturës së Enrike Rikelme si kundërshtar i Florentino Perez për zgjedhjet që shpalli ai pak ditë më parë.
Biznesmeni 37-vjeccar do të jetë kësisoj ai që do të kërkojë të largojë nga froni Perez, i cili komandon i pakundërshtuar klubin që nga viti 2009.
Që nga ai vit, Florentino ka qenë kandidati i vetëm në zgjedhje ndaj anëtarëve të klubit nuk u është dashur të votojnë.
Hera e fundit që votonin ishte në vitin 2006, kur president u zgjodh Ramon Kalderon, pasi Perez braktisi mandatin e tij në mes edhe pse e kishte fituar në 2004 me më shumë se 91% të votave.