Milani kërkon një tjetër takim për të ardhmen

Futboll

Milani kërkon një tjetër takim për të ardhmen

Më: 26 maj 2026 Në ora: 15:59
Allegri

Zërat për emërimin e Ando Iraolas te Milani sa vijnë dhe shtohen.

Raportimet e fundit nga Italia tregojnë se do të ketë një tjetër takim, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç dhe Xherri Kardinale do të vendosin.

Iraola që kaloi një sezon për t’u vlerësuar me Bornmuth në Premier Ligë, ishte alternative e parë për të pasuar Alegrin.

Madje tregohet se është mbajtur edhe një takim sekret në javën e kaluar, ndërsa ky do të jetë i dyti.

Në anën tjetër merkato për trajnerët në Itali vazhdon dhe ka prekur klubet kryesore. Dhe pse u mendua që Masimiliano Alegri do të vendoset në krye të Napolit, diçka e tillë nuk është e sigurt.

Vinçenzo Italiano është duke pritur që Napoli t’i ofrojë detyrën e trajnerit. Vendimi përfundimtar për pasuesin e Antonio Kontes do të merret gjatë kësaj jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat