Bëhuni gati për Botërorin më të madh të historisë

Futboll

Bëhuni gati për Botërorin më të madh të historisë

Më: 26 maj 2026 Në ora: 16:39
Argjentina

Bëhuni gati për Botërorin më të madh dhe spektakolar të të gjitha kohërave.

Kështu e quan revista britanike “Four Four Two” edicionin e këtij viti që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në artikullin e saj, revista rendit 26 arsye pse ky Botëror do të jetë historik duke nisur nga numri i skuadrave.

Si kurrë më parë do të jenë 48 ekipe pjesëmarrëse dhe britanikët nuk e kursejnë ironinë: Italia sërish nuk është.

Në këtë edicion do të luhen 104 ndeshje, thuajse sa dyfishi i Katar 2022. Në një ditë mund të ketë 6 sfida në ditë që për herë të parë në histori do të shtrihen në tre shtetet mikpritëse, SHBA-Meksikë dhe Kanada.

Ky Botëror ka të shtuar një fazë ekstra, çka do të thotë se 8 ekipet më të mira të vendeve të treta mund të kualifikohen.

Teknologjia është një tjetër element i rëndësishëm. Lojtarët do të kenë secili një skaner 3D për të ndihmuar në pozicionin jashtë loje.

VAR-I do të ndërhyjë për kartonët e dytë të verdhë, ndërsa topi Trionda do të ketë një çip të integruar për të ndihmuar në vendimet e arbitrave.

Në këtë Botëror do të jenë 4 skuadra debutuese: Uzbekistani, Jordania, Kepi i Gjelër dhe Kuraçao.

Pa harruar betejën e përjetshme mes Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos.

Dikush mendoi që eventi i katarit ishte i fundit për ta, por ja ku do të jenë sërish në skenën magjike të Botërorit për të bërë vallëzimin e fundit mbi topin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat