Federata e Futbollit e Çekisë ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Çekisë dhe Kombëtares së Kosovës, e cila zhvillohet më 31 maj në Pragë.
“Tifozët tanë biletat mund t’i sigurojnë në linkun e mëposhtëm: https://www.ticketportal.cz/.../Pripravne-utkani-CESKO...
Pas hapjes së linkut, sektorët e rezervuar për tifozët e Kosovës janë: F1, F2, F20, F21, A20 dhe A21.
Në konsultim me menaxherin e sigurisë, kapaciteti për tifozët tanë është zgjeruar edhe me sektorët A20 dhe A21.
Dardanë, shihemi në stadium. Mbështetja juaj na duhet në çdo sfidë!”, thuhet nga FFK..