Leao drejt Turqisë

Futboll

Leao drejt Turqisë

Më: 27 maj 2026 Në ora: 21:11
Leao

Mos mendoni se Xherri Kardinale e ka mbyllur me kaq.

Kjo është vetëm fi llimi i revolucionit te Milani dhe ndryshimet nuk do të prekin vetëm drejtuesit, por edhe skuadrën. Dhoma e zhveshjes pritet të transformohet totalisht: fytyra të reja, zëra të rinj dhe shumë largime.

Kardinale mbeti i zhgënjyer nga qasja e disa lojtarëve në mbrëmjen katastrofi ke ndaj Kaljarit. Pronari i Milanit vlerësoi përkushtimin e Luka Modriç, Kristian Pulisiç, Strahinja Pavloviç dhe Aleksis Saelemakers, ndërsa shumë të tjerë i konsideron të ftohtë, të shkëputur dhe jo të gatshëm të japin gjithçka për fanellën kuqezi. Për këtë arsye, shumë lojtarë do të largohen.

Leao dhe derbi turk

Në këtë revolucion, Rafael Leao është fi gura qendrore, sepse askush më shumë se ai nuk mund të ndryshojë bilancin ekonomik të Milanit. Portugezi mund t’i sjellë klubit 40-50 milionë euro, shifër më e ulët nga 80-100 milionët që priteshin disa vera më parë, por gjithsesi shumë e rëndësishme për arkën kuqezi. Risia e fundit është interesi konkret i Gallatasaraj, në një derbi të madh merkatoje me Fenerbahçen. Të dy klubet turke kanë lëvizur javën e fundit dhe po studiojnë njëri-tjetrin nga afër, siç ndodh shpesh kur ndjekin të njëjtët objektiva.

Në Turqi është folur shumë për dëshirën e Fenerbahçes për Leaon, sidomos para zgjedhjeve presidenciale të klubit në fundjavën e 6-7 korrikut. Megjithatë, aktualisht Gallatasaraj duket më përpara dhe është gati t’i ofrojë portugezit një pagë prej 10 milionë euro neto në sezon. Leao fiton aktualisht 5.5 milionë plus bonuse te Milani dhe një ofertë e tillë nuk mund ta lërë indiferent.  Pyetja është, a do ta pranojë transferimin në Turqi? Përgjigjja pritet në ditët në vijim, ndoshta gjatë Botërorit.

Modriç dhe Rabiot, dy çështje të nxehta

Dy pikëpyetjet e tjera të mëdha janë Luka Modriç dhe Adrien Rabiot, edhe pse situatat e tyre janë krejt të ndryshme. Modriç do të kishte qëndruar pa diskutim nëse Milani do të kualifi kohej në Champions League. Kroati ndihet mirë në Milano, vajza e tij luan me kuqezinjtë dhe ai ka ndjerë dashurinë e tifozëve milanistë. Por humbja ndaj Kaljarit e tronditi dhe tani po refl ekton seriozisht. Ideja e parë e Modriç është të qëndrojë gjithsesi dhe të kërkojë hakmarrje sportive sezonin e ardhshëm, por vendimi fi nal ende nuk është marrë. Situata e Rabiot lidhet drejtpërdrejt me Masimiliano Alegrin.

Francezi erdhi te Milani pikërisht falë trajnerit dhe pa Alegrin, pozicioni i tij vihet sërish në diskutim. Historia përsëritet, edhe te Juventusi, kur Alegri u largua, Rabiot refuzoi rinovimin. Te Milani nuk ekziston i njëjti problem kontrate, por drejtuesit e rinj duhet të kuptojnë nëse francezi do të ketë ende të njëjtin motivim.

Pulisiç shpëton, Pavloviç varet nga ofertat

Shumë situata të tjera mbeten pezull dhe kjo është normale, sepse trajneri i ri dhe drejtori sportiv do të ndikojnë në shumë zgjedhje. Megjithatë, disa sinjale janë të qarta. Kardinale është i zhgënjyer sepse nuk sheh mjaftueshëm liderë në skuadër dhe një nga lojtarët që ka fi tuar terren në sytë e tij është Kristian Pulisiç. “Captain America” ka kaluar një vit 2026 shumë negativ, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai nuk ka shënuar më dhe raporti me ambientin është ftohur ndjeshëm. Nëse struktura drejtuese do të mbetej e njëjtë, Pulisiç me shumë mundësi do të kërkonte largimin.

Por Kardinale është i vendosur ta mbajë, edhe sepse bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares amerikane. Dhe gjasat janë që të ketë sukses. Për Strahinja Pavloviç gjithçka do të varet nga ofertat. Milani do ta mbante me kënaqësi, edhe pse në një mbrojtje me katër ai mund të ketë më shumë vështirësi. Megjithatë, sezoni i shkëlqyer i serbit mund të sjellë oferta të rëndësishme. Nëse nga Premier League mbërrin një ofertë prej 40 milionë eurosh, refuzimi do të kërkonte shumë guxim.

Situata e lojtarëve të tjerë

Në portë, Majk Menja ka rinovuar kontratën. Edhe pse është i lidhur ngushtë me Alegrin, si kapiten ai konsiderohet aktualisht pjesë e projektit. Në mbrojtje, Fikajo Tomori është në dyshim, ndërsa De Uinter dhe Mateo Gabia pritet të qëndrojnë. Në krahë, vëmendje për Estupinjan, një tjetër lojtar i Milanit që do të marrë pjesë në Botëror, por që duket i “djegur” nga klubi pavarësisht golit në derbi. Milani synon të rindërtojë skuadrën duke u mbështetur te Saelemakers dhe Bartesagi.

Në mesfushë, Loftus-Çik nuk bën pjesë prej kohësh në planet e klubit dhe priten oferta për të. Në sulm, Fylkryg nuk do të blihet përfundimisht, ndërsa Gimenez do të bënte mirë të pranonte destinacione të tjera, pasi në të kaluarën refuzoi largimin dhe nuk pati të drejtë. Këtë sezon ai nuk ka shënuar asnjë gol

. Sa i përket Nkunku, ende nuk është marrë një vendim final. Tifozët milanistë nuk e duan, sezoni i tij ka qenë zhgënjyes dhe ndaj Kaljarit humbi një gol të pabesueshëm, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e varur në një fije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat