Skuadra shqiptare nuk e fiton Kupën e Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare nuk e fiton Kupën e Malit të Zi

Nga: K.G. Më: 28 maj 2026 Në ora: 22:49
Mornari

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi nuk e ka mbrojtur Kupën e Malit të Zi në futboll.

Deçiqi ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Mornari i Tivarit, në finalen që u luajt në Podgoricë,

15 minutat e para të pjesës së dytë i takuan Deçiqit, që krijoi dy raste të mëdha përmes Petar Pavliçeviqit dhe Vuk Strikoviqit, por gjysmëora e fundit i takoi skuadrës nga Tivari.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 67-të, Stefan Denkoviq lëshoi një “raketë” nga rreth 30 metra drejt rrjetës së Deçiqit dhe ishte goditja e vetme që Radosheviq nuk arriti ta ndalte

Deçiqi – Mornari 0:1 (0:0)

Deçiqi: Radosheviq, Dreshaj, Ujkaj, Braunoviq, Marash, Bozhanoviq, Bozhoviq (66. Endiaj), Pavliçeviq (85. Maloku), Selimi (74. Goluboviq), Radusinoviq (74. Kajoshaj), Strikoviq (85. Peroviq).

Mornari: Krijestarac, Dashiq (82. Dubljeviq), Baoshiq (65. Jao), Martinoviq, Stijepoviq, Kallugjerović, Zoriq (53. Vukçeviq), Ljutica, Denkoviq, Shkrijel, Sekuliq (82. Vujnoviq).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat