Bledion Bryma me fjalë befasuese për Shabanin

Futboll

Bledion Bryma me fjalë befasuese për Shabanin

Nga: K.G. Më: 29 maj 2026 Në ora: 14:40
Pamje nga ndeshja

Edhe në futsall rivaliteti është i madh, por një gjë duhet veçuar, raportet e shkëlqyeshme mes klubeve.

Një shembull i madh është mes FC Prishtina 01 dhe Drenicës përkundër rivalitetit të madh që kanë në fushën e lojës.

“Presidenti i FC Prishtina 01, Bledion Bryma, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për FC Drenicën dhe presidentin Hamdi Shabani për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në organizimin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të play-offit ndaj FC Liqenit në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Edhe pse bëhet fjalë për dy klube me rivalitet të madh sportiv, marrëdhëniet ndërmjet dy kryesive vazhdojnë të jenë shembullore, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, korrektësi dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

FC Prishtina 01 e vlerëson lart gatishmërinë dhe mbështetjen e treguar nga FC Drenica dhe presidenti Hamdi Shabani, duke dëshmuar edhe një herë se sporti bashkon dhe forcon raportet mes klubeve”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina 01.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat