Real Madrid synon goditjen e dyfishtë

Futboll

Real Madrid synon goditjen e dyfishtë

Më: 29 maj 2026 Në ora: 15:48
Modriç

Çështja e José Mourinhos është futur në fazën vendimtare dhe duket se zgjidhja është shumë pranë.

Marrëveshjet mes klubeve të përfshira kanë eliminuar vonesat tipike të merkatos së trajnerëve, duke shmangur negociatat e gjata.

Në mungesë të klauzolave të mëparshme të lirimit, procesi është përshpejtuar ndjeshëm dhe gjithçka po ecën drejt një mbylljeje të shpejtë dhe të koordinuar.

Nëse Florentino Pérez konfirmohet në krye të Real Madridit, pritet që brenda tre ditëve të nisë menjëherë punën.

Ndërkohë, Benfica ka hequr dorë nga kërkesat për rritje page për trajnerin portugez, në këmbim të kushteve më të favorshme për ardhjen e pasuesit të tij.

Trajneri i ri i përzgjedhur është Marco Silva, i cili aktualisht drejton Fulham-in, por kontrata e tij është drejt përfundimit dhe ai përfaqësohet gjithashtu nga Jorge Mendes.

Pikërisht nga Real Madridi vjen edhe një tjetër zhvillim i rëndësishëm që lidhet me Luka Modriç. Mesfushori kroat, një nga legjendat e klubit, po përmendet sërish në orbitën madrilene në një moment vendimtar të karrierës së tij.

Pas një sezoni të vështirë te Milani, ku skuadra nuk arriti objektivat dhe u detyrua të kënaqet me Europa League, Modrić ka vendosur të mos rinovojë me klubin italian.

40-vjeçari po shqyrton tani të ardhmen e tij, me mundësinë e pjesëmarrjes në Kupën e Botës me Kroacinë si prioritet të fundit të karrierës.

Nuk përjashtohet as tërheqja nga futbolli aktiv, por edhe një rikthim emocional te Real Madridi, ku Florentino Pérez mund t’i ofrojë një rol drejtues në klub, duke mbyllur kështu një cikël të madh në Bernabéu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat