PSG mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

Futboll

PSG mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 maj 2026 Në ora: 17:34 Përditësuar në ora: 22:38 më 30.05.2026
PSG

Mikel Arteta shpërthen...

Trajneri Mikel Arteta ngriti pikëpyetje për polemikat rreth një penalltie në kohën shtesë, para se Arsenali të pësonte një humbje të dhimbshme me penallti në finalen e Champions League ndaj PSG.

Dramë pati edhe para fundit të kohës shtesë, kur Noni Madueke u rrëzua në zonën e rreptësisë pas një dueli fizik me Nuno Mendes.

“E shikova sërish dhe mund të ishte lehtësisht penallti.

Sidomos po të shohim penalltinë që ma dhanë mua këtë vit në këtë kompeticion.

Këtë sezon, gjyqtari mori një vendim dhe pastaj mori një tjetër me Cristhian Mosquera dhe kjo është e rëndësishme”, tha Arteta.

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes

UEFA ka shpallur “Lojtarin e Ndeshjes” të finales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.

Çmimi si “lojtari më i mirë” i finales i shkoi mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Vitinhas.

Parisi arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive, 4:3.

Ndeshja pas 120 minutave përfundoi 1:1.

Kai Havertzi (6’) dhe Ousmane Dembele (62’) shënuan golat.

PSG feston

PSG e mbron titullin e Evropës në futboll.

Skuadra parisiene triumfoi pas një finaleje dramatike ndaj Arsenalit, duke fituar me rezultat 4:3 pas ekzekutimit të penalltive në finalen e madhe të Champions League.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa edhe pas dy vazhdimeve nga 15 minuta secila nuk pati fitues, duke bërë që trofeu të vendosej nga penalltitë.

PSG - Arsenali 1:1 – 4:3 me penallti
Stadiumi "Pushkas Arena", Budapest.
Shikues: 61.035.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Dembele (65' - nga penalltia) - Havertz (6')
Kartona të verdhë: Neves, Mendes - Mosquera, Saka, Gyökeres, Rice .
PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos (Zabarnyi 106'), Mendes; Joao Neves, Vitinha (Beraldo 106'), Fabian Ruiz (Zaire-Emery 96'); Doue, Dembele (Ramos 90+6') dhe Kvaratskhelia (Barcola 83').
Arsenali: Raya; Mosquera (Timber 66'), Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Leëis-Skelly (Zubimendi 91'), Odegaard; (Gyökeres  66') Saka (Madueke 83'), Havertz (Eze 91')dhe Trossard (Martinelli 83').

Në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest, para 61.035 shikuesve, u zhvillua një përballje me rivalitet të madh dhe raste shënimi, veçanërisht nga skuadra franceze.

Skuadra angleze kaloi në epërsi që në minutën e 6-të. Kai Havertz doli ballë për ballë me portierin, në një pozitë të vështirë anësore, por me një goditje të fuqishme nga afërsia arriti të tundë rrjetën e PSG-së, duke e dërguar topin në këndin e sipërm për rezultatin 0:1.

PSG reagoi dhe kërkoi golin e barazimit. Në një aksion të rrezikshëm, Cristhian Mosquera shkaktoi penallti pasi rrëzoi Khvicha Kvaratskhelian në zonë. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari konfirmoi vendimin për penallti.

Në minutën e 65-të, Ousmane Dembélé u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1:1.

PSG ishte pranë përmbysjes në minutën e 73-të, kur Vitinha provoi me një goditje të fortë nga distanca, por topi kaloi pak mbi traversë. Katër minuta më vonë, Khvicha Kvaratskhelia depërtoi me shpejtësi në zonë, por goditja e tij u ndal nga shtylla e djathtë.

Në minutat shtesë të kohës së rregullt, Barcola pati një tjetër mundësi të artë për francezët, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në vazhdime, Arsenali kërkoi penallti në minutën e 102-të, pasi Madueke u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje, por gjyqtari nuk e referoi.

Pas 120 minutave lojë, fituesi u përcaktua nga penalltitë, ku PSG u tregua më i saktë dhe triumfoi me rezultat 4:3, duke u shpallur kampion i Evropës.

Penalltitë, për PSG-në shënuan Ramos, Doue, Hakimi, Beraldo; dështoi Mendes (mbrojti Raya) dhe për Arsenalin realizuan Gyökeres, Rice, Martinelli; dështuan Eze (gjuan jashtë shtyllës së djathtë) Gabriel (gjuan mbi portë. 
 

Emocione

(E plotësuar):- Penalltitë vendosin finalen!

118' Kartoni i verdhë është marrë nga Nuno Mendes (PSG).

PSG - Arsenali 1:1 - 4:3 me penallti

Stadiumi "Pushkas Arena", Budapest.
Shikues: 61.035.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Dembele (65' - nga penalltia) - Havertz (6')
Kartona të verdhë: Neves, Mendes - Mosquera, Saka, Gyökeres, Rice .
PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos (Zabarnyi 106'), Mendes; Joao Neves, Vitinha (Beraldo 106'), Fabian Ruiz (Zaire-Emery 96'); Doue, Dembele (Ramos 90+6') dhe Kvaratskhelia (Barcola 83').
Arsenali: Raya; Mosquera (Timber 66'), Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly (Zubimendi 91'), Odegaard; (Gyökeres  66') Saka (Madueke 83'), Havertz (Eze 91')dhe Trossard (Martinelli 83').

116' Bradley Barcola (PSG) "prodhon" një krosim të rrezikshëm në zonë, i cili ndërpritet.

113' Desire Doue (PSG) kroson në zonë, por David Raya del nga vija e tij për të larguar topin.

109' Declan Rice (Arsenal) përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të ekipit me një top nga një goditje dënimi jashtë zonës.

105' Ndeshja me rivalitet.

102' Noni Madueke (Arsenal) rrëzohet për shkak të një ndërhyrjeje në zonë, por gjyqtari nuk akordon penallti

100' Achraf Hakimi (PSG) gjuan nga distanca, por shkon lart mbi traversë.

99' Viktor Gyökeres (Arsenal) do të duhet të jetë i kujdesshëm për pjesën tjetër të ndeshjes pasi ndëshkohet me karton të verdhë.

93' Goditja nga këndi e Noni Madueke (Arsenal) pritet nga mbrojtja. Topi del jashtë loje dhe Arsenalit i është dhënë një goditje nga këndi.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90+7 Bradley Barcola (PSG) depërton lehtësisht në mbrojtje dhe në një pozicion të mirë para portës, goditja e tij shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

90' Do të ketë të paktën 6 minuta kohë shtesë.

PSG - Arsenali 1:1

Stadiumi "Pushkas Arena", Budapest.
Shikues: 61.035.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Dembele (65' - nga penalltia) - Havertz (6')
Kartona të verdhë: Neves - Mosquera, Saka.
PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele (Ramos 90+6') dhe Kvaratskhelia (Barcola 83').
Arsenali: Raya; Mosquera (Timber 66'), Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly (Zubimendi 91'), Odegaard; (Gyökeres  66') Saka (Madueke 83'), Havertz (Eze 91')dhe Trossard (Martinelli 83').

87' Vitinha (PSG) lëshon një gjuajtje të fuqishme drejt portës, por ajo bllokohet me guxim nga një mbrojtës vetëmohues.

82' Desire Doue (PSG) pason topin nga 16-shi për të gjetur shokun e tij të skuadrës, i cili është në një pozicion të mirë për të shënuar, por mbrojtësi bllokon pasimin.

78' Ousmane Dembele (PSG) dërgon një krosim të dobët nga goditja e këndit dhe topi del jashtë loje.

77' Khvicha Kvaratskhelia (PSG) futet me shpejtësi në 16-sh, por goditja e tij u ndal në shtyllën e djathtë, fat për Arsenalin.

72’ Duket sikur gjuajtja nga distanca e Vitinhas (PSG) do të përfundonte në rrjetë, por goditja shkoi pak mbi traversë. Portieri pati mjaft fat këtë herë.

69' Ousmane Dembele (PSG) ekzekuton një goditje të shkurtër nga këndi.

65' Dembele nga penalltia, 1:1.

62' Penallti për PSG-në.

59' Kai Havertz (Arsenal) bën një ndërhyrje dhe gjyqtari fishkëllen për një faull.

54' PSG fiton një goditje dënimi që mund të çojë në një mundësi për shënim.

50' Gjyqtari anësor sinjalizon se Bukayo Saka (Arsenal) është në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari konfirmon vendimin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+1 Gjyqtari i katërt tregon 6 minuta kohë shtesë.43' Goditje e pasaktë e Ruiz me kokë dhe topi larg mbi portën e Arsenalit.

0' Një krosim nga Nuno Mendes (PSG) nuk arrin në zonë, ndërsa mbrojtja e largon topin.

37' Ousmane Dembele (PSG) vendos ta dërgojë topin drejt portës, por përpjekja e tij dështon të kërcënojë portierin pasi bllokohet nga njëri prej mbrojtësve.

36' Kai Havertz (Arsenal) shkakton faull ndaj një kundërshtari gjatë një lëvizjeje sulmuese.

34' Ousmane Dembele (PSG) vendos ta përshpejtojë lojën me një goditje të shkurtër nga këndi.

33' Lojtarët e PSG-së po shkëmbejnë disa pasime të shkurtra për të provuar të hapin mbrojtjen e kundërshtarëve.

30' Ousmane Dembele (PSG) përpiqet ta kalojë topin te një shok skuadre, por bllokohet mirë nga një mbrojtës.

27' Matvey Safonov (PSG) është i lënduar dhe gjyqtari e ndalon lojën në mënyrë që ai të marrë trajtim mjekësor.

24' Arsenali herë pas here shumë i rrezikshëm.

21' Vitinha (PSG) përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të ekipit, por e tepron me pasimet dhe rasti humbet.

8' Desire Doue (PSG) nuk arrin të krijojë një shans pasi një lojtar kundërshtar e bllokon.

16' Ousmane Dembele (PSG) harkon në zonë nga këndi, por nuk ka panik nga kundërshtari dhe ata e largojnë topin lehtësisht.

13' Fabian Ruiz (PSG) e mban topin në gjoks dhe më pas godet një volej për herë të parë, shumë larg shtyllës së majtë nga brenda zonës.

11’ Desire Doue (PSG) dërgon një top të shpejtë në 16-sh për shokun e tij të skuadrës i cili fshihet pranë vijës së pozicionit të jashtë loje, por njëri nga mbrojtësit e ndërpret topin dhe largon rrezikun. 

10' Flamuri ngrihet kundër Kai Havertz (Arsenal) dhe gjyqtari fishkëllen për pozicion jashtë loje.6' Arsenali në epërsi! Kai Havertz me mjeshtri realizoi.

4' Lojë me taktizime në minutat e parë.

3' Atmosferë impozante në Budapest të Hungarisë.

1' Fillon finalja e madhe.

Gjithçka gati për finalen e madhe të Champions League në futboll.

PSG - Arsenali 0:1

PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele dhe Kvaratskhelia.
Arsenali: Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly, Odegaard; Saka, Havertz dhe Trossard.
 

Arsenali publikon formacionin

Arsenali publikon formacionin startues ndaj PSG-së!

Arsenali ka publikuar formacionin startues ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në portë starton David Raya, teksa paratij në mbrojtje luajnë Mosquera, Saliba, Gabriel dhe Hincapie.

Në mesfushë luajnë Rice, Lewis-Skelley dhe Odegaard, teksa në sulm Mikel Arteta u ka besuar Sakas, Trossardit dhe Havertzit.

Francezët me treshen e ëndrrave në sulm, anglezët e nisin me mbrojtje

Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest pret sot finalen e Ligës së Kampioneve mes mbajtësve në fuqi të turneut, PSG, si dhe Arsenalit, që vjen në këtë ndeshje si i vetmi ekip i pamposhtur i edicionit.

Për PSG-në është mundësia që të konfirmohet si një nga skuadrat më të forta në historinë e turneut duke e fituar dy edicione radhazi atë.

Ndërsa për anglezët, ky është shansi i artë për të treguar se brezi aktual është më i miri që kanë pasur “topçinjtë” duke ia kaluar edhe skuadrës legjendare të Venger.

Luis Enrike e ka nisur ndeshjen me formacionin e zakonshëm sulmues, pasi Kvaratskhelia, Due dhe Dembele e nisin nga minuta e parë sfidën. Ndërkohë, Arteta ka menduar më shumë për një ekip të kujdesshëm në prapavijë, duke hedhur në fushë vetëm Trosard, Saka dhe Havertz në fazën sulmuese.

Finalja e Champions përsërit historinë

Finalja e Ligës së Kampioneve së këtij edicioni sheh PSG-në në fushën e lojës, ashtu si një vit më parë. Dhe Luis Enrike ka vendosur që të mos ndryshojë një ekip fitues.

Janë 10 futbollistë të cilët kanë nisur edhe finalen e një viti më parë ndaj Interit, ata të cilët do ta nisin nga fillimi edhe ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit.

 Emri i vetëm që ndryshon është ai i portierit, pasi Safonov ka marrë vendin e Donarumës.

Kjo është hera e dytë në historinë e finaleve të turneut që një trajner nuk ndryshon 10 lojtarët përveç portierit në dy edicione radhazi.

Zinedin Zidan e kishte bërë këtë në edicionin 2017-2018, duke hedhur në fushë të njëjtët futbollistë si një edicion më parë. Rezultati ishte i njëjtë për ekipin e tij, pasi ai dominoi në finale 3-1 Liverpulin ashtu siç kishte mposhtur 4-1 Juventusin një edicion më parë.

PSG-ja një milion “të buta” në xhep për secilin lojtar

PSG-ja një milion “të buta” në xhep për secilin lojtar nëse e mposhtin Arsenalin!

Secili lojtari i Paris Saint-Germainit do t’i fitojë një milion euro nëse e triumfojnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu kishte ngjarë edhe vitin e kaluar kur kishin mposhtur Interin.

Kështu kishin negociuar Marquinhos, Hakimi, Dembele dhe Vitinha me menaxhmentin e klubit.

Finalja e madhe e Championsit mes PSG-së dhe Arsenalit, publikohen formacionet

Kanë mbetur më pak se një orë deri te nisja e finales së madhe të Ligës së Kampionëve, mes PSG-së dhe Arsenalit, një ndeshje që i vë perden futbollit evropian për sezonin 2025/26.

Duke qenë se ndeshja nis nga ora 18:00, dy trajnerët, Luis Enrique dhe Mikel Arteta kanë përzgjedhur 11-shet startuese.

Kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja po tenton ta mbrojë titullin kampion, derisa Arsenali po e synon trofeun e parë në këtë garë.

Luis Enrique ka vendosur që ta nisë nga fillimi me dyshen Achraf Hakimi e Ousmane Dembelen, të cilët ishin të lënduar para finales së sontme.

Ndërkohë, tek Arsenali, shkaku se nuk është në 100%-shin e tij, Jurrien Timberi mbetet në stol, teksa Christian Mosquera e nis në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Ndërkohë, Myles Lewis-Skelly e nis nga minuta e parë, në vend të Martin Zubimendit.

PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

ARSENAL: Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly, Odegaard; Saka, Havertz, Trossard.

Kjo është 11’shja startuese e PSG

Liga e Kampionëve vjen sot me emocionet e finales së madhe ku do të kurorëzohet kampioni evropian për edicionin 2025/26.

Skuadra franceze, PSG do të përballet me kampionin anglez, Arsenal në Budapest me fillim nga ora 18:00.

Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

Kjo është 11’shja startuese e PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat