Ismet Munishi reagon, ja kush i dhimbset

Futboll

Ismet Munishi reagon, ja kush i dhimbset

Nga: K.Goca Më: 30 maj 2026 Në ora: 17:58
Ismet Munishi

Liria e Prizrenit dje pati një ditë të keqe, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Dinamo e Ferizajt në Klinë dhe nuk arriti në finalen e barazhit për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Ismet Munishi, kryetrajner i Lirisë, ka reaguar pas humbje tronditëse.

“Nuk ka asgjë të vërtet nga spekulimet e mediave për bisedime me klubet tjera.

Jam akoma i shokuar nga humbja e djeshme.

Me vjen shumë keq prej tifozëve ‘Arpagjik't’ nga Prizreni, të cilët me kanë prit shumë mirë dhe na kanë përkrahur pa masë.

Me dhimbsen shumë lojtarët të cilët dhanë çdo gjë vetja.

Unë nuk filloj bisedime dhe nuk iki pa e përmbyll me Lirinë!”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat