Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka komentuar transferimin e shtrenjtë të Declan Ricet por që iu doli transferim i hairit.
Topçinjtë e kishin blerë Ricen më 2023 për 105 milionë funte, por ai po del të jetë ndër emrat vendimtarë që ndihmuan Arsenalin të fitojë Premier Ligën pas 22 vjetësh, dhe që e kthyen në finale të Ligës së Kampionëve pas dy dekadash.
“Me Declan Ricen ishte një marrëveshje masive financiare, por një klub i madh duhet ta bëjë një deklaratë të tillë”, ka thënë Arteta.
“Pronarët ishin tejet mbështetës për marrëveshjen, por m’u desh të shpjegoja pse besoja që një lojtar mund ta ngrejë një ekip në një nivel tjetër”.