Florentino Perez më në fund ka pranuar se trajnerët nuk ishin fajtorët për dështimin e Real Madridit.
Në një intervistë të gjatë për “El Pais”, ai tha se Botërori për Klube e ndëshkoi skuadrën duke e mbyllur vitin pa asnjë trofe.“Çfarë shkoi keq? Kupa e Botës për Klube na vrau.
Nuk patëm një pushim veror dhe pas tre muajsh patëm 28 lëndime. Dua të luaj në Kupën e Botës për Klube të ardhshme, por pa humbur një sezon të tërë “, theksoi Florentino.
“Nuk duhet të çmendemi. Ideja që mund të fitojmë një Ligë Kampionesh çdo vit është qesharake. Nuk ishte faji i Çabi Alonsos ose Arbeloas.
Fitimi i gjashtë titujve në 10 vjet është diçka që askush nuk e ka bërë ndonjëherë”, përfundoi ai.
Ndërkohë, stoli i Realit është ende bosh ndërsa pritet të shohim nëse Zhoze Murinjo do të rikthehet vërtet për një mandat të dytë.