Dardanët rikthehen në stërvitje

Futboll

Dardanët rikthehen në stërvitje

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 12:58
Fotoilustrim

Pas ndeshjes miqësore të djeshme në Pragë, Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës kundër Andorrës.

Në seancën e sotme stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë morën pjesë 11 futbollistë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi program rigjenerues në hotel pas angazhimit në ndeshjen ndaj Çekisë.

“Puna vazhdon me fokus maksimal drejt miqësores së dytë”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat