Nëse vonohesh më shumë sesa 10 sekonda për t’u larguar nga fusha e lojës në momentin e zëvendësimit mund t’i kushtojë shtrenjtë ekipit.
Një rregulli i ri në futboll që do të zbatohet për herë të parë në Botëror dhe do të vazhdojë edhe për sezonin e ri.
Madje gjithçka u konfirmua që në miqësoren e kësaj fundjave mes Japonisë dhe Islandës. Ky është momenti kur Hlyson e mori me qetësi largimin e tij nga fusha e lojës.
Dukshëm ai u vonua më shumë sesa 10 sekonda duke aktivizuar rregullin e ri. Lojtari që do ta zëvendësonte atë nuk mund të aktivizohej deri në ndalesën e radhës të kësaj ndeshjeje.
Nga superioriteti numerik përfitoi Japonia, e cila shënoi golin e fitores së kësaj sfide në momentin që Islanda po luante me 10 lojtarë.
FIFA kërkon që të ndihmojë sa më shumë lojën efektive, të shmangë vonesat e shumta të lojës dhe të ketë një ritëm më të lartë të ndeshjeve.
Megjithatë, ky nuk është rregulli i vetëm i ri në Botëror, pasi do të ketë ndryshime edhe në përdorimin e VAR-it që do të bëhet aktiv për kartonët e dytë të verdhë dhe për goditjet e këndit të gabuara.