Harun Kariq ndahet me Prishtinën

Futboll

Harun Kariq ndahet me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2026 Në ora: 15:13
Harun Kariq

Futbollisti Harun Kariq ka ndarë rrugët me klubin me renome Prishtina.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të FC Prishtina.

“FC Prishtina njofton se, me marrëveshje të përbashkët, është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Harun Kariq, i cili nuk do të jetë më pjesë e klubit bardhekaltër. 

Kariq iu bashkua Prishtinës gjatë afatit kalimtar të janarit dhe gjatë kësaj periudhe regjistroi 11 paraqitje Kariq  në të gjitha garat. 

Klubi e falënderon lojtarin për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij”, njofton FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat