Glasner me sytë nga Milani!

Futboll

Glasner me sytë nga Milani!

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 15:43
Oliver Glasner

Crystal Palace ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Oliver Glasner.

Trajneri austriak falënderoi stafin dhe tifozët për mbështetjen, ndërsa flitet për një emërim të mundshëm në pankinën e Milanit.

Oliver Glasner zyrtarisht nuk është më trajner i Crystal Palace.

Fundi i bashkëpunimit u njoftua nga vetë klubi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa trajneri austriak përshëndeti tifozët  me një letër emocionale:

“Po ju shkruaj këtë mëngjes pas mbrëmjes madhështore në Leipzig, të cilën shumë prej jush e përjetuan si këtu ashtu edhe në shtëpi, dhe shpresoj që të gjithë të keni ende një buzëqeshje të madhe në fytyrë, njësoj si ne.

Është e vështirë të shpjegoj se si ndihem duke u larguar nga Crystal Palace pas këtyre dy viteve të fundit, por duhet të them se ka qenë një privilegj të punoj për këtë klub futbolli”, shprehet Glasner.

Glasner e cilësoi periudhën e tij në Londër si një privilegj të madh, duke theksuar se Crystal Palace është një klub i veçantë, me një lidhje të fortë mes ekipit dhe tifozëve.

Kujtoi me krenari trofetë e fituar gjatë drejtimit të skuadrës, mes tyre edhe triumfin e fundit në Ligën e Konferencës, por nënvizoi se arritja më e madhe mbetet fryma e grupit dhe uniteti i krijuar mes lojtarëve, stafit dhe tifozëve.

“Futbolli ka gjithmonë të bëjë me rezultatet. Pa rezultate, nuk qëndron askund për një kohë të gjatë . Por rezultatet, dhe madje edhe trofetë, nuk janë ato për të cilat jam më krenar.

Ajo për të cilën jam më shumë krenar është fakti që kam qenë pjesë e një ekipi që ndërtuam së bashku dhe lidhja midis lojtarëve, stafit të trajnerëve, dhe mbi të gjitha jush, tifozëve”, tha ai.

Ndërkohë, e ardhmja e Glasner mund të jetë në Itali. Mediat raportojnë se ai është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Milanit, në rast se Ralf Rangnick zyrtarizohet në strukturat drejtuese të klubit kuqez

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat