Tri shqiptare ftohen te Maqedonia e Veriut

Futboll

Tri shqiptare ftohen te Maqedonia e Veriut

Nga: K.G. Më: 3 qershor 2026 Në ora: 20:35

Maqedonia e Veriut në konkurrencën e femrave në futboll, ka filluar përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës.

Përgatitjet po mbahen në Ohër.

Selektori Aleksandar Andov ka ftuar edhe tri lojtare shqiptare për sfidën me Andorrën dhe Azerbajxhanin.

Është fjala për mbrojtëset Kanita Emini (WFC Istatov) dhe Lora Sulejmani (RC Saint Denis – Francë), ndërsa në sulm Ilza Maksuti (ZHFK Luboten).

Ndeshja e parë kundër Andorrës do të luhet më 5 qershor në La Vella duke filluar nga ora 19:30, ndërsa katër ditë më vonë, në ndeshjen e fundit të këtij cikli, Maqedonia do të presë Azerbajxhanin. Ndeshja do të luhet në Manastir dhe do të fillojë në orën 19:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat