Leao pret Premier Leaguen

Futboll

Leao pret Premier Leaguen

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 19:20
Rafael Leao

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, vazhdon të shpresojë për një lëvizje drejt Premier League, ku skuadrat e Arsenalit dhe Manchester United mbeten destinacionet e tij të preferuara për këtë verë.

Sipas raportimeve të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, 26-vjeçari ka konfirmuar tashmë vullnetin e tij për t’u larguar nga “San Siro” dhe ka pasur kontakte me disa klube të ndryshme.

Megjithatë, deri më tani, e vetmja skuadër që ka paraqitur një ofertë konkrete në tavolinë është Galatasaray. Gjigantët turq janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit anësor një kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Pavarësisht shifrave të larta, Leao nuk shfaqet i bindur për një transferim në Turqi dhe ka zgjedhur të presë hapat e klubeve angleze.

Nga ana tjetër, klubi i Milanit dëshiron të zgjidhë sa më shpejt këtë situatë dhe është i gatshëm të pranojë oferta që arrijnë vlerën e 50 milionë eurove për të lejuar largimin e portugezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat