Kalendari i Serisë A, java e 10-të me supersfida. Përballje delikate në start

Futboll

Kalendari i Serisë A, java e 10-të me supersfida. Përballje delikate në start

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Serie A ka zbuluar kalendarin e sezonit 2026-2027, i cili do të nisë më 23 gusht 2026 dhe do të përfundojë në fundjavën e 29-30 majit 2027.

Kampionët në fuqi të Interit do ta nisin sezonin në “San Siro” përballë Monzës, ndërsa Juventusi do të luajë në transfertë ndaj Frosinones.

Napoli do të përballet me Genoan, Milani do të udhëtojë drejt Torinos, ndërsa Roma do të presë Fiorentinën. Raundi i tretë, i planifikuar për më 6 shtator, sjell menjëherë dy sfida të mëdha, Juventus-Milan dhe Inter-Napoli.

Një tjetër javë e rëndësishme do të jetë e 10-ta, më 1 nëntor 2026, ku do të zhvillohen Juventus-Napoli dhe derbi Milan-Inter.

Derbi i parë i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të luhet në javën e 19-të, duke mbyllur fazën e parë të kampionatit. Sezoni do të ketë dy raunde në mesjavë, tri ndërprerje për kombëtaret dhe pushimin tradicional të fundvitit më 26 dhe 27 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat