Kosova me tre mungesa ndaj Andorrës

Futboll

Kosova me tre mungesa ndaj Andorrës

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 12:26
Kosova

Kosova me tre mungesa ndaj Andorrës!

Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme në radhët e Kosovës para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës, që zhvillohet nesër në Prishtinë.

Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, ka bërë të ditur në konferencën për media se tre futbollistë nuk do të jenë pjesë e grumbullimit për këtë sfidë.

“Aro Muric është liruar nga grumbullimi, ndërsa edhe Amir Shaipi dhe Rilind Nivokazi janë liruar për arsye personale,” u shpreh Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat