Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka reaguar zyrtarisht pas lajmit tragjik për vdekjen e parakohshme të futbollistit 22-vjeçar kosovar, Fatjon Bunjaku.
Përmes një postimi në faqet e tyre zyrtare, UEFA i ka shprehur ngushëllimet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe mbarë opinionit sportiv në vend.
"Ne i shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë më të thellë FFK-së pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku.
Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe ish-bashkëlojtarët e tij gjatë kësaj kohe të vështirë," thuhet në mesazhin prekës të lëshuar nga UEFA.