Vendosi rekord transferimi me Ilir Dajën në krye

Futboll

Vendosi rekord transferimi me Ilir Dajën në krye

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 15:28
Rrahmani e Daja

Albion Rrahmani duket se po bëhet gati për hapin e madh në karrierë. Sulmuesi i Spartës së Pragës mund të ndryshojë ekip, ndërsa Venecia në Seria A ka shfaqur interes.

Kartoni i 25-vjeçarit vlerësohet 8 milionë euro. Vetë Sparta ndërkohë pagoi 5 milionë euro, për ta transferuar nga Rapidi dy vite më parë.

Rrahmani vendosi rekord transferimi te Ballkani, kur trajner ishte Ilir Daja. Nga largimi i tij në vitin 2023 janë përfituar 1.35 milionë euro.

25-vjeçari rezulton të jetë një nga talentet më me emër që Superliga e Kosovës prodhoi në vitet e fundit. Tashmë duket se është gati për eksperiencën e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat