Shkëndija e Haraçinës si vendas do të luajë në Çair

Futboll

Shkëndija e Haraçinës si vendas do të luajë në Çair

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2026 Në ora: 00:05
Stadiumi në lagjen Çair

Shkëndija e Haraçinës, anëtar i ri i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka gjetur “strehën e re” që të luajë si vendase.
Do të luajë në stadiumin e klubit të futbollit Shkupi, në lagjen Çair.

“KF Shkëndija Haraçinë ka arritur marrëveshje zyrtare me kryesinë e KF Shkupi që të gjitha ndeshjet si vendas për sezonin e ri t'i zhvillojmë në stadiumin e Çairit.

Me këtë rast, falënderojmë përzemërsisht kryesinë e KF Shkupi për korrektësinë dhe mikpritjen, si dhe kryetarin e Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij bashkëpunimi.

Në fund, klubit tonë vëlla, KF Shkupi, i urojmë me gjithë zemër suksese dhe një rikthim sa më të shpejtë në elitën e futbollit tonë – aty ku e ka vendin dhe ku takon historia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat