Astrit Fazliu ka ndarë rrugët me Lepencin e Kaçanikut.
Lepenci siguroi hyrjen në Ligën e Parë të Kosovës duke iu falënderuar trajnerit Fazliu.
Habia është sot se Fazliu me kërkesën e tij është liruar nga pozita e trajnerit.
“Klubi i Futbollit Lepenci Kaçanik njofton se, me kërkesën e tij, z. Astrit Fazliu është liruar nga detyra e kryetrajnerit të ekipit të parë.
Klubi e falënderon trajnerin Fazliu për kontributin, përkushtimin dhe punën e tij gjatë periudhës së angazhimit në KF Lepenci, duke vlerësuar rolin e tij në rrugëtimin dhe sukseset e klubit.
I urojmë shëndet dhe suksese në sfidat dhe angazhimet e ardhshme profesionale.
Faleminderit, trajner Astrit!”, ka njoftuar FC Lepenci.