Juventus e ka gati zgjidhjen

Futboll

Juventus e ka gati zgjidhjen

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 23:08
Andrea Cambiaso

Andrea Cambiaso mund të jetë një nga largimet e mëdha nga Juventus gjatë kësaj vere.

Mrojtësi i cili mund të luajë në të dy krahët pëlqehet shumë nga klubet e mëdha si Barcelona, Real Madrid apo pse jo dhe rivalët e Juventusit, Inter. Për italianin ka interes edhe në Premier League.

Në rast se Cambiaso do të largohet, Juventus do të transferojë Djed Spence, emrin surprizë në listën e Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026.

Serie A nuk është një ambient i panjohur për anglezin, i cili ka luajtur si huazim për një sezon te Genoa. Vlera e tij në treg llogaritet te 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat