Mbrojtësi kuqezi bën hapin e madh te Bayern Munih

Futboll

Mbrojtësi kuqezi bën hapin e madh te Bayern Munih

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 11:04
Pamje nga ndeshja

Talenti i Shqipërisë U-17, Afrim Gashi ka bërë hapin e rëndësishëm në karrierë, duke kaluar nga U-17 te U-19 te Bayern Munih.

Ky avancim dhe besimi që i jep klubi bavarez talentit shqiptar, është “sinjal” pozitiv për të ardhmen.

Në grumposhën U-19 te ky klub, ka kaluar edhe talenti shqiptar i Kosovës, Erblin Osmanai.

Më 11 shkurt të vitit 2025, Gashi kreu debutimin te Shqipëria, konkretisht te U-16, kundër Hungarisë.

Interesante do të jetë evoluimi i qendërmbrojtësit, nëse do të fitojë “terren” te ekipi kryesor i Bayern, aty ku konkurrenca është në “piedestalë”, apo do vijoi diku tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat