Stoleski mbetet të Shkëndija e Haraçinës

Futboll

Stoleski mbetet të Shkëndija e Haraçinës

Nga: K. Goca Më: 12 qershor 2026 Në ora: 15:34
Antoni Stoleski

Shkëndija e Haraçinës me padurim e pret edicionin e ri që të debutojë me sukses në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Parësore për skuadrën shqiptare është të ruajë skeletin e futbollistëve po ashtu edhe të përforcohet që të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri.

Antoni Stoleski, portieri më i merituar që Shkëndija është në elitën e futbollit, ka vazhduar kontratën me klubin.

“Klubi Futbollistik Shkëndija 77 ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit me portierin tonë titullar, Antoni Stoleski.

Stoleski, i cili mbrojti me mjaft sukses ngjyrat tona duke qenë një siguri e madhe midis shtyllave në rrugëtimin e suksesshëm drejt Ligës së Parë, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën kuqezi edhe për sezonin e ri.

Përvoja, profesionalizmi dhe dedikimi i tij brenda dhe jashtë fushe janë një garanci e madhe për sfidat e reja që na presin në elitën e futbollit vendor.

Na priftë e mbara dhe shumë suksese të reja së bashku, Antoni!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat