Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez raportohet se ka thyer gishtin në stërvitjen e fundit.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur Martinez ndien dhimbje, dhe largon dorëzat nga dora.
Ai largohet para kohe nga stërvitja, për të bërë kontrolle mjekësore.
Sipas raportimeve, Emiliano Martinez, është në gjendje të mirë pas dëmtimit që pësoi, por prezenca e tij në ndeshjen e parë në Kupën e Botës, ndaj Algjerisë, mbetet ende në dyshim.