Bushi: Koreanët luajtën me zemër

Futboll

Bushi: Koreanët luajtën me zemër

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 13:09
Topi

Koreja e Jugut arriti që të mposhtë (2:1) Çekinë në ndeshjen e dytë të luajtur në këtë Kampionat Botëror.

Në lidhje me këtë fitore, Alban Bushi në emisionin  Kampionët e Botës mendon se koreanët e merituan fitoren, sepse luajtën me zemër.

Ndërsa, bomberi kuq e zi Erion Bogdani tha se Koreja e Jugut mund të jetë edhe skuadra surprizë në këtë event. Edhe Kastriot Çaushi deklaroi se Koreja e meritoi fitoren ndaj çekëve.

Alban Bushi: Koreja e Jugut dha shpirtin në fushë. Kjo u duk, sepse aritën të shënojnë dy gola, duke e përmbysur rezultatin, që ishte në disavantazh të tyre.

Kastriot Çaushi: Bushi e kishte parë ndeshjen në orën 04:00. Më tregoi që është shumë e vështirë që një ekip si Çekia, të dy golat që pësoi, t’i pësonte në kundërsulm. Çekët kanë luajtur siç e kanë zakon, me një gjuajtje dhe bëjnë gol. Koreja për nga loja që zhvilloi e meritoi fitoren.

Erion Bogdani: Koreja e Jugut ishte teknike. Çekia ishte një skuadër fizike shumë e fortë. Me sa pashë, rezultati mund të dilte dhe barazim apo të fitonte Çekia, por e meritoi Koreja, që për mendimin tim, mund të jetë dhe skuadra surprizë e Kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat