Skuadra spanjolle shton presionin për transferimin e Marc Cucurellas

Futboll

Skuadra spanjolle shton presionin për transferimin e Marc Cucurellas

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 14:26
Cucurella

Atletico Madridi po intensifikon përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Marc Cucurella.

Sipas raportimeve nga Anglia, trajneri Diego Simeone e sheh 27-vjeçarin si prioritet për forcimin e krahut të majtë.

Cucurella raportohet se dëshiron largimin nga Chelsea pas mungesës së klubit londinez në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atlerico është gati të nisë negociatat.

Chelsea kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij dhe nëse transferimi realizohet, londinezët pritet të kërkojnë zëvendësuesin e spanjollit, me Alejandro Grimaldon që përmendet si objektivi kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat