Amorimi i pranon kushtet e Milanit, po pret dritën e gjelbër

Futboll

Amorimi i pranon kushtet e Milanit, po pret dritën e gjelbër

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 19:17
Rúben Amorimi

Rúben Amorimi raportohet se është i gatshëm të bëhet trajneri i ri i Milanit dhe është afër pranimit të ofertës nga gjigantët e Serie A, duke pritur vetëm “dritën jeshile” përfundimtare nga klubi.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, ish-trajneri i Manchester Unitedit është i gatshëm të nënshkruajë kontratë me Milanin dhe tashmë është në pritje të vendimit final të klubit.

Më herët, “A Bola” dhe “Corriere dello Sport” raportuan se “Rossonerët” i kanë ofruar Amorimit një kontratë dyvjeçare me vlerë mbi 3 milionë euro në sezon.

Disa burime, përfshirë “The Athletic”, e konsiderojnë 41-vjeçarin si kandidatin kryesor për stolin e Milanit.

“Rúben Amorim është gati të pranojë të gjitha kushtet e diskutuar me Milanin për t’u bërë trajneri i ri,” shkroi Romano në “X”.

“Ai e dëshiron këtë punë dhe po pret dritën e fundit jeshile nga Milani”, shtoi tutje.

Klubi italian ka zhvilluar tashmë bisedime edhe me Oliver Glasner dhe Mauricio Pochettino, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit në fund të sezonit 2025-26, ku Milani dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Amorimi ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi në janar 2026 pas 14 muajsh në krye të “Djajve të Kuq”.

Milani ndërkohë mbetet ende në kërkim të një CEO-je të ri, një drejtori teknik dhe një drejtori sportiv, pasi Ralf Rangnick vendosi të zgjasë kontratën e tij si trajner i Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat