Curaçao nuk pati forcë t’i bëjë rezistencë serioze Gjermanisë.
Pas një fillimi premtues dhe golit të barazimit, erdhi një disfatë e thellë, ku “pancerët” fituan bindshëm 7:1 në Grupin E të Kampionatit Botëror.
Selektori i Curaçaos, Dick Advocaat, është bërë trajneri më i vjetër që ka drejtuar ndonjë kombëtare në histori të Botërorëve.
Pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Gjermanisë, eksperti holandez beson se ekipi i tij mund të kërkojë befasi në ndeshjet ndaj Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit
“Duhet ta shndërrojmë këtë në një turne të bukur.
Mund të bëjmë surprizë në ndeshjet e dyta dhe të treta të fazës së grupeve. Në fund të fundit, jemi të lumtur që jemi pjesë e turneut më të madh në botë,” tha ai.
Ai pranoi se ndaj Gjermanisë ekipi nuk kishte mundësi më shumë:
“Prisnim të bënim më shumë kundër Gjermanisë, por nuk mundëm. Ishin shumë, shumë të fortë dhe pranuam disa gola të lehtë.”
Në fund, ai theksoi se humbja 7:1 nuk duhet parë si turp:
“Lojtarët duhet ta kuptojnë se nuk duhet të dorëzohen.
Kjo nuk është turp,” përfundoi Advocaat.