Messi bëhet “mister 200” me Argjentinën

Futboll

Messi bëhet “mister 200” me Argjentinën

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 12:11
Lionel Messi

Lionel Messi do të zhvillojë sonte, pas mesnatës, ndeshjen e tij të 200-të me Argjentinën, në debutimin e Kupës së Botës 2026 kundër Algjerisë.

Shumë larg duket tashmë 17 gushti i vitit 2005, kur në një miqësore ndaj Hungarisë (1-2), ylli argjentinas regjistroi ndeshjen e parë me “Albiceleste”, duke luajtur vetëm 25 minuta dhe u ndëshkuar me karton të kuq menjëherë pasi hyri në fushë në pjesën e dytë.

Që atëherë kanë kaluar 199 ndeshje, me 117 gola, 64 asistime dhe 16.380 minuta lojë, si edhe 4 trofe madhorë: Kupa e Botës 2022, “Copa América” 2021 dhe 2024, si dhe “Finalissima” 2022. Gjatë kësaj rruge,

Messi ka përjetuar gjithçka: nga humbja e dy finaleve radhazi të “Copa América” me penallti kundër Kilit në vitet 2015 dhe 2016, deri te fitimi i dy edicioneve radhazi të turneut dhe triumfi në Kupën e Botës 2022, që e vendosi në panteonin e legjendave argjentinase përkrah Mario Kempes dhe Diego Maradona.

Në mënyrë interesante, 200 ndeshjet e tij shpërndahen në mënyrë të pabarabartë: 26 ndeshje në pesë Kupa Bote, 39 në “Copa América” dhe plot 72 në eliminatoret e Amerikës së Jugut për Botërorin, ku ka regjistruar 36 gola dhe 14 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat