Leipzig refuzon ofertën 100 milionshe të Liverpulit për Yan Diomande

Futboll

Leipzig refuzon ofertën 100 milionshe të Liverpulit për Yan Diomande

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 22:11
Diomande

Liverpuli ka bërë ofertë zyrtare te RB Leipzig, për futbollistin, Yan Diomande.

Oferta e skuadrës angleze ishte 90 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse.

Sipas asaj që raporton gazetari i sky Sport, Philipp Hinze, skuadra gjermane ka refuzuar atë ofertë.

Leipzig e konsideron se 100 milionë janë pak dhe kërkon së paku 120 milionë euro për të lenë të lirë sulmuesin nga Bregu i Fildisht, dhe pret që edhe PSG-ja ti futet garës [ër Diomande.

Ndërkohë Liverpuli nuk e ka plan të heq dorë, ku pas kësaj oferte të refuzuar, shtë gati të rikthehet së shpejti me një ofertë më të mirë për Yan Diomande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat