Ardit Nika largohet nga Prishtina

Futboll

Ardit Nika largohet nga Prishtina

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 19:47
Ardit Nika

Prishtina ka ndarë rrugët me portierin Ardit Nika.

Sipas njoftimit të klubit, kjo është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Nika ishte pjesë e Prishtinës që nga viti 2021, ku arriti të fitojë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Ardit Nika.

Gardiani 28-vjeçar ishte pjesë e bardhekaltërve që nga viti 2021, duke dhënë kontribut të rëndësishëm gjatë pesë sezoneve të kaluara me fanellën e klubit tonë.

Gjatë periudhës së tij te Prishtina, Nika ishte pjesë e skuadrës që arriti të fitojë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës, duke ndarë me klubin momente të rëndësishme suksesi.

FC Prishtina e falënderon Ardit Nikën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat