Egjipti ngel në Vancouver

Futboll

Egjipti ngel në Vancouver

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 18:16
Egjipti

Tjetër incident ka shoqëruar përgatitjet e ekipeve në Kupën e Botës 2026.

Delegacioni i Egjiptit është përballur me një situatë të papritur pas fitores ndaj Zelandës së Re, pasi nuk është lejuar të udhëtojë drejt Seattle, ku ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja e radhës.

Skuadra afrikane kishte planifikuar të zhvendosej nga Vankuveri në Seattle për të qëndruar pranë stadiumit dhe për të shmangur udhëtimet e tjera gjatë përgatitjeve.

Megjithatë, autoritetet lokale nuk dhanë autorizimin për këtë lëvizje, duke përmendur që kjo bëhet për arsye sigurie.

Për pasojë, delegacioni egjiptian u detyrua të rikthehej në bazën e tij të operacioneve në Spokane, rreth 450 kilometra larg qytetit ku do të luhet sfida e ardhshme. 

Trajneri i kombëtares egjiptiane, Hossam Hassan, ka reaguar për mediat britanike, duke shprehur pakënaqësi për situatën dhe vështirësitë logjistike që kjo ka sjellë për ekipin.

Sipas tij, vendimi ka ndikuar në planifikimin e përgatitjeve të skuadrës, e cila kërkonte qetësi dhe stabilitet përpara ndeshjes së ardhshme.

Ky episod i shtohet një serie sfidash organizative që kanë shoqëruar turneun e vitit 2026, i cili po zhvillohet në një format të zgjeruar dhe në disa qytete të ndryshme, duke sjellë edhe vështirësi të reja në transport dhe akomodim për ekipet pjesëmarrëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat