Dikur shkëlqente me Skënderbeun në Superiore

Futboll

Dikur shkëlqente me Skënderbeun në Superiore

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 14:45
Dean Liço

Dean Liço është futbollisti më i ri i Baindrmaspor. Mesfushori 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Boluspor, por mbetet përsëri në Turqi duke nisur një rrugëtim të ri me klubin e Ligës së Parë.

Me klubin e ri, Liço ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë se 26-vjeçari u shit nga Skënderbeu te Igdir FK në vitin 2024, për shumën e 250 mijë eurove.

"Mirë se vini në Bandirmaspor, Dean Liço! Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me mesfushorin 26-vjeçar Dean Liço.

I urojmë atij një sezon të suksesshëm me fanellën e Bandirmaspor dhe e mirëpresim në familjen tonë të kuqe të ndezur dhe të bardhë. Mirë se vini, Dean Liço!", njofton klubi,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat