Shaban Maloku: Urime “Bota sot”, nuk i harron asnjëherë sportistët e mëdhenj dhe sportin në diasporë

Futboll

Shaban Maloku: Urime “Bota sot”, nuk i harron asnjëherë sportistët e mëdhenj dhe sportin në diasporë

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 23:14
Shaban Maloku

Ish-futbollisti i mirënjohur, Shaban Maloku, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar kontributin e saj shumëvjeçar në informimin e opinionit publik dhe promovimin e sportit.

“Urime përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’. E përgëzoj të gjithë stafin për punën e jashtëzakonshme që bëni në informimin e shpejtë dhe të saktë për çështjet kombëtare, kulturore dhe sportive.

Sa i përket sportit, merita të veçanta personalisht ka gazetari Kemajl Goca për punën e palodhshme që ka bërë për shumë vite, duke mos i harruar sportistët e mëdhenj dhe sidomos sportin në diasporë.

Jemi krenarë me ju. Urime dhe suksese edhe për shumë vite të tjera”, ka uruar Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat