Një gol vendosi fatin e sfidës
Kanada është kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Kanadezët triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Afrikës së Jugut.
Një gol vendosi fatin e sfidës dhe në minutën e 90+2.
Afrika e Jugut - Kanada 0:1
Stadiumi "SoFi" nw Lox Anxhelos.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: J. Pinheiro (Portugalia).
Shënues: Eustaquio (90+2')
Kartona të verdhë: Saliba. Sigur.
Afrika e Jugut: Williams; Modiba, Mbokazi, Mudau, Okon; Mokoena, Sithole; Appollis, Mofokeng (Mbatha 46'), Maseko (Moremi 86'); Makgopa (Rayners 86')
Kanada: Crépeau; Johnston, Cornelius, Bombito (De Fougerolles 59'), Laryea; Eustáquio, Millar (Shaffelburg 70'), Saliba (Sigur 59'); Oluwaseyi (David 70'), David, Buchanan (Davies 75').
Futbollisti Eustaquio nga rreth 16-17 metra me një goditje të fortë e la të hutuar portierin e Afrikës, topi futet në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.
Në minutën e 22-të, Derek Cornelius (Kanada) krijon pak hapësirë brenda 16-shit por goditja e tij me kokë nuk e befasoi portierin Ronëen Williams.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Moise Bombito (Kanada) gjuan me kokë drejt këndit të poshtëm të djathtë, por një futbollisti Modiba e hoqi topin nga vija fatale, ndërsa Tajon Buchanan (Kanada) godet fort në anën e majtë të portës por portieri Ronëen Williams tregon reflekset e tij dhe shpëton gol të sigurt.
Në minutën e 65-të, Oluwaseyi shfaqet i vetëm me portierin, por ndalet nga ky i fundit. Në vazhdim të aksionit nuk përfiton David, pasi Mbokazi largon në këndore.
Në minutën e 76-të, Promise David lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Afrikës.
Edhe një rast tjetër për kanadezët në minutën e 78-të. Jonathan David (Kanada) pati kohë dhe hapësirë brenda zonës pasi mori një pasim të bukur, por gjuajtja e tij drejt këndit të sipërm të djathtë u prit në mënyrë brilante nga portieri Ronëen Williams.
Kanada në festë, Afrika në vaj, eliminohet nga gara e madhe.