Haxhia: Ky Brazil, më i dobëti në 10 vitet e fundit

Futboll

Haxhia: Ky Brazil, më i dobëti në 10 vitet e fundit

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 00:59
Sokol Haxhia

Drejtori teknik, Sokol Haxhia në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se ky Brazil është një nga Brazilet më të dobët në 10 vjeçarin e fundit.

Haxhia theksoi se Brazili bëri një lojë shumë të ngadaltë ndaj Japonisë.

“Unë mendoj se ky Brazil është një nga Brazilët më të dobët që kemi parë në 10 vjeçarin e fundit. Bënin një lojë shumë të ngadaltë.

Pjesën e parë ia dhuruan komplet Japonisë duke menduar vlerën që ka Brazili si skuadër me lojtarët që ka dhe vlerën që ka Japonia.

Provonin gjithmonë më mbajtjen e topit të çanin por ajo që i mungon këtij Brazili mbi të gjitha është një lojtar që të çajë linjat”, tha Haxhia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat