Klubi i futbollit Prishtina ka përforcuar radhët me talentin e 2 Korrikut të Prishtinës, Erjon Jashanicën.
Prishtina synon të shtojë konkurrencën në secilin repart.
“Në vazhdën e afrimeve të futbollistëve të rinj me potencial, FC Prishtina ka siguruar edhe shërbimet e Erjon Jashanicës, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin.
Sulmuesi i krahut, 19-vjeçar, vjen nga 2 Korriku, duke vazhduar filozofinë e klubit për të investuar te futbollistët e rinj me potencial për të ardhmen.
Jashanica tashmë është pjesë e ekipit të parë dhe po zhvillon përgatitjet me skuadrën në prag të sezonit të ri.
Erjonit i urojmë shumë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me fanellën bardhekaltër”, ka njoftuar FC Prishtina.