Liria përforcohet me një mesfushor

Futboll

Liria përforcohet me një mesfushor

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2026 Në ora: 17:55
Lulzim Pec

Skuadra me renome e futbollit Liria e Prizrenit është përforcuar me një mesfushor për edicionin e ri.

Është fjala për futbollistin Lulzim Peci.

Prizrenasit e bëjnë të ditur edhe marrëveshjen me futbollistin.

“FC Liria vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri.

Mesfushori 24-vjeçar, Lulzim Peci, është zyrtarisht pjesë e klubit tonë, pasi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me FC Liria.

Peci vjen nga KF Llapi, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Trepça ’89, duke sjellë me vete përvojë, energji dhe cilësi të rëndësishme në repartin e mesfushës.

Me angazhimin, përkushtimin dhe potencialin e tij, besojmë se Lulzimi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të kontribuojë në objektivat tona për sezonin e ri”, ka njoftuar FC Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat